Europa po ngrohet më shumë, 151 njerëz vdiqën nga ngjarjet ekstreme të motit në 2023

schedule08:28 - 22 Prill, 2024

schedule 08:28 - 22 Prill, 2024

Europa është kontinenti me ngrohjen më të shpejtë, me temperatura që rriten rreth dyfishin e mesatares globale, sipas një raporti mbi “Gjendjen Europiane të Klimës 2023” të hartuar nga Copernicus dhe Organizata Botërore Meteorologjike (ËMO), duke vënë në dukje se tre vitet më të ngrohta kanë qenë që nga viti 2020 dhe dhjetë më të ngrohtat që nga viti 2007.

Vdekshmëria e lidhur me nxehtësinë është rritur me 30% në 20 vitet e fundit. Sipas vlerësimeve nga Baza e të Dhënave Ndërkombëtare të Fatkeqësive, në vitin 2023 në Europë 63 njerëz vdiqën nga stuhitë, 44 nga përmbytjet dhe 44 nga zjarret.

Humbjet ekonomike vlerësohen në mbi 13.4 miliardë lekë.

“Vera e zgjatur” nga qershori deri në shtator pa valë të nxehti, zjarre, thatësira dhe përmbytje, thuhet në raport. Me vetëm një aspekt pozitiv, që është prodhimi i energjisë nga burimet e rinovueshme në Europë ka arritur një rekord prej 43%, duke tejkaluar prodhimin nga burimet fosile.

Por në Europën veriperëndimore, është përjetuar qershori më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, ndërsa në zonat mesdhetare reshjet janë regjistruar shumë mbi mesataren e muajit.

Në korrik, ky model pothuajse u përmbys. Në kulmin e valës së të nxehtit të korrikut, 41% e Europës Jugore u prek nga të paktën “stresi i rëndë i nxehtësisë”, me ndikime të mundshme shëndetësore.

Nga njëra anë vapa, nga ana tjetër reshjet të cilat në vitin 2023 në Europë ishin 7% më të larta se mesatarja. Përgjatë mesatares së rrjetit të lumenjve evropianë, prurjet e lumenjve ishin më të lartat e regjistruara ndonjëherë në dhjetor, me prurje “jashtëzakonisht të larta” në pothuajse një të katërtën e rrjetit të lumenjve.

/abcnews.al

Në vitin 2023, një e treta e rrjetit të lumenjve të Europës regjistroi prurje lumore mbi pragun e përmbytjeve ‘të mëdha’ dhe 16% tejkaluan pragun e përmbytjeve ‘të rënda’.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!