Duket se edhe ky sezon në Formula 1 është i destinuar për kampionin e botës në fuqi, Max Verstappen.
Pas pole position të siguruar në provat zyrtare, piloti holandez i Red Bull dominoi Çmimin e Madh të Shangait në Kinë, duke regjistruar fitoren e katërt këtë sezon.
Edhe pse pati ndërhyrje të makinës së sigurisë, për shkak të disa aksidenteve në pistë, Verstappen nuk e vuri në diskutim fitoren, pasi udhëhoqi nga xhiroja e parë.
Podiumin e plotësoi Lando Norris i Mclaren dhe piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez. Vetëm vendi i katër për monegaskun e Ferrarit, Charles Leclerc, ndërsa piloti tjetëri i “kokëkuqes”, Carlos Sainz u rendit i pesti.
Një tjetër javë për t’u harruar për Mercedes. George Russell dhe Lewis Hamilton u renditën repsektivisht në vendin e gjashtë dhe të nëntë./abcnews.al