Pamje të rënde transmetohen për kafshëdashësit nga Policia e Tiranës.
Publikohen pamjet e një të riu i cili është proceduar në gjendje të lirë pasi ka tërhequr me makinë një kafshë shtëpiake (qen) në rrugët e qytetit. Përpos procedimit, i riu është gjobitur me 6000 lekë sipas Kodit Rrugor.
Kafsha shtëpiake iu dorëzua shërbimeve të specializuara të Bashkisë, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
/abcews.al