Kërcënime me bombë në aeroport në Danimarkë, një i arrestuar

schedule16:31 - 20 Prill, 2024

schedule 16:31 - 20 Prill, 2024

Një person ka rënë në pranga pas një kërcënimi me bombë në aeroportin Billund, në Danimarkë.

Sipas policisë aeroporti i vendosur në Danimarkë u evakuua dhe është i mbyllur edhe pas kërcënimit.

“Evakuimi i bë i plotë, çdo gjë shkoi mirë dhe udhëtarët ndoqën të gjitha udhëzimet tona”, tha inspektori i policisë, Michael Wiss.

Ndërkohë lidhur me këtë rast kanë nisur hetimet nga policia, ndërsa ende nuk është dhënë një përgjigje se kur mund të hapet sërish aeroporti.

/abcnews.al/