“Kosova dhe Bosnja, pika të nxehta”, Dyrmishi: Ballkani përdoret si nyjë konflikti

schedule16:15 - 20 Prill, 2024

schedule 16:15 - 20 Prill, 2024

Ekspertja e Bashkimit Evropian dhe sigurisë, Emanuela Dyrmishi në një intervistë për “Balkan Update” në ABC News, foli për rreziqet e sigurisë në Ballkan.

Ajo u ndal te situatat në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë ku tha se janë pika të nxehta.

Ndër të tjera tha se Ballkani është përdorur dhe po vazhdon të përdoret si një nyjë konflikti, teksa përmendi luftën Rusi-Ukrainë dhe konfliktin Iran-Izrael.

Nga zona e Bosnjës dhe Kosovë kohë pas kohe ka pasur një nivel të lartë të radikalizmit të dhunshëm që kanë shkuar drejt zonave të konflikteve. Edhe në konfliktin Rusi-Ukrainë, ka pasur nivel të lartë të luftëtarëve të huaj që kanë arritur në zonat e luftës.

Ajo që nisi para shumë muajsh ne veri të Kosovës po ndodh tani në Bosnje. Është një spostim i konfliktit dhe një paralajmërim. Nuk mendoj se do të përkeqësohem më tepër, por nuk varen drejtpërsëdrejti. Janë disa gurë shahu që lëvizen nga shumë larg.

Sipas asaj që ndodh diku tjetër, si Irani dhe Izraeli, është një spostim në këto dy zona.

Ballkani ka qenë një nyjë që është përdorur si një linjë konflikti. Ballkani nga gjendja gjeografike ndodhet në mes, përdoret si një nyjë e peshores për paralajmërim”, u shpreh ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!