Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka vizituar personalisht kufirin e Finlandës me Rusinë për të vlerësuar situatën e sigurisë.
Ajo tha se vendimi i Finlandës për të mbyllur pikat e saj kufitare me Rusinë për shkak të rritjes së fluksit të emigrantëve ishte një çështje sigurie për të gjithë bllokun e BE-së.
“Ne të gjithë e dimë se si Putin dhe aleatët e tij instrumentalizojnë emigrantët për të testuar mbrojtjen tonë dhe për të provuar të na destabilizojnë. Kjo nuk ka të bëje vetëm me sigruinë e Finlandës, por ka të bëjë me sigurinë e BE-së. ne jemi në këtë së bashku. Në duhet të jemi me finlandezët kur bëhet fjalë për sigurinë”, ka thënë ndër të tjera von der Leyen.
Finlanda u bashkua me NATO-s në prill të vitit 2023 në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe si një goditje ndaj Putinit.
Finlanda ndan një kufi tokësor prej 1,430 km me Rusinë.
/abcnews.al