Lufta në Gaza, 9 të vrarë nga sulmet izraelite në 24 orë

schedule11:43 - 19 Prill, 2024

schedule 11:43 - 19 Prill, 2024

Të paktën nëntë palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës.

Avionët luftarakë goditën një banesë që strehonte njerëz të zhvendosur brenda kampit të refugjatëve Al-Shati, në perëndim të Gazës. Një tjetër sulm ajror synoi një banesë në zonën e quajtur Sheikh Radëan në veri të Gazës, duke vrarë 3 persona, ndërsa 15 të tjerë mbetën nën rrënoja, tha Wafa. Dy persona të tjerë u vranë nga një sulm tjetër në kampin e refugjatëve Neë Nuseirat, në qendër të Gazës.

Që prej fillimit të luftës në Rripin e Gazës, rreth 34 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë janë vrarë, ndërsa 76800 kanë plagosur. /abcnews.al