“Rri aty e bëj detyrat!”, historia e pabesueshme e Kai Havertz!

schedule14:44 - 5 Nëntor, 2019

schedule 14:44 - 5 Nëntor, 2019

Kai Havertz është një nga lojtarët më të talentuar gjermanë. Mesfushori i Bayer Leverkusen ëshët vetëm 20 vjeç, ndërkohë që në vitin 2017 ka humbur mundësinë të luante ndaj Atletico Madrid në Spanjë. Asokohe ishte në shkollë dhe në intervistën e dhënë për “Marca” ai zbulon se çfarë i tha trajneri para ndeshjes.

“Ishte e tmerrshme (qesh). Atëherë isha në shkollë. Fola me trajnerin dhe ai më tha: ‘Qëndro në shtëpi, bëj detyrat e tua. Ka gjëra më të rëndësishme se ndeshja’. Doja të luaja. Më pas pata mundësinë të luaj në ndeshjen e kthimit, në shtëpi’, tregon Havertz, i cili si çdo i ri ka idhujt e tij.

“Ka shumë lojtarë që më kanë inspiruar, si Kaka, Zidane dhe Ronaldinho. Ata gjithmonë kanë qenë idhujt e mi. Mes lojtarëve spanjollë, i preferuari im është Andres Iniesta. Ai është unik me topin dhe më pëlqen më së shumti nga të gjithë”, shton gjermani, i cili pyetet edhe nëse e ndjek kampionatin spanjoll.

:E ndjek ndonjëherë La Liga-n. Toni Kroos është lojtar i madh, e marr si model shpesh. Udhëtimi i tij ka qenë fantastik, kam shumë respekt për të. Aftësia e tij e të pasuarit dhe mënyra se si kombinon është e një tjetër niveli. Në stërvitjet me kombëtaren, çdo pasim i tij është perfekt. Nuk ka aspak rëndësi se s’i i pasojnë”.

Si çdo lojtar i talentuar, edhe Havertz është lidhur me një kalim të Bayner Munich: “Ata janë ndoshta klubi më i madh në Gjermani dhe ka shumë lojtarë që kanë shkuar në moshë të re dhe kanë qenë të suksesshëm aty. Prandaj edhe unë lidhem me Bayernin. Gjithsesi të shohim se çfarë do të ndodhë. Ka lojtarë që duan të qëndrojnë pranë familjes dhe të tjerë që thonë: ‘Dua të jetoj në një shtet tjetër’. Diçka është e qartë: nëse do të bëhesh një yll në Gjermani, me Bayernin nuk mund të gabosh”.

Në fund Havertz është ngacmuar për stilin e lojës edhe një kalim të mundshëm te Real Madridi. “Stili im përshtatet shumë më Barcelonën, pasi ata luajnë shumë me topin. Gjithsesi ka shumë ekipe që e bëjnë diçka të tillë në ditët e sotme. Nuk është vetëm Barcelona. Reali i Madridit, për shembull, janë një ekip që e mbajnë shumë topin, edhe pse nuk kanë pasur efiçencën e Barcelonës vitet e fundit. Çfarë më ka thënë Kross? Që moti është gjithmonë i mirë në Madrid (qesh)”, ka përfunduar talenti gjerman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!