Deputeti Nasip Naço ka thirrur në interpelancë këtë të enjte ministrin E Mbrojtjes Niko Peleshi.
Teksa parashtroi pyetjet e tij, Naço iu drejtua Peleshit duke i kërkuar informacione për gjendjen e ish-uzinave ushtarake. Ndër të tjera ai shtoi pyetjen se si do u përgjigjet punëtorvëe të makinerisë së naftës në Poliçan.
Pyetjeve të deputetit Naço, ministri Peleshi tha se me mbështetjen e ndërkombëtarëve nisëm demilitarizimin.
Pjesë nga diskutimi në Kuvend:
Naço: Keni menduar vënien në punë të industrisë ushtarake? Në kuadër të për ndërmarrjen shtetërore, dua të di se çfarë është bërë më këtë projektligj. Për të bërë të mundur rikthimin e detyrimeve të prapambetura. Për këtë punonjës nga janari 2017-dhjetor 2023, keni lënë kombinatin e Poliçanit këtë punonjës në konservim
Çfarë tu them këtyre punonjësve, rreth 4 mijë qytetarë? Si të justifikohem para tyre?
Pyetje tjetër që më bëhet është vendosja e industrive ushtarake në punë, vendet e rajonit e kanë të zhvilluar. Kemi një industri të trashëguar, ndonëse është e vjetër. Si ti them? Që nuk kemi kapacitete? Këta njerëz kanë jetën e lidhur me këtë zonë. Këtyre njerëzve iu kemi hequr punën. Besoj se kemi mundësinë që ata të marrin pagën që meritojnë. Janë njerëz që kanë sakrifikuar në atë repart.
Peleshi: Do doja të vendosja këtë set pyetjes në një kontekst pak më të gjerë. Dua t’ju rikujtoj disa fakte që janë të mirënjohur pjesërisht për bre4zin tim e lartë. Shqipëria ka qenë një nga vendet më të militarizuara në botë në periudhën komuniste. Ne hpenzonim deri në 25% të GDP-së për ushtrinë, mbrojtjen. Kemi kaluar një periudhë paranoje kombëtare, gjë që mbështeti këtë militarizim ekstrem. Më pas vjen rrëzimi i komunizmit ku trashëguam armatime dhe pajisje ushtarake. Ka kaluar 30 vite dhe them që një
Është një sfidë për t’u adresuar, përshtatur me strategjitë dhe kapacitetet që kemi në përputhje. Filluam me mbështetjen e SHVA-ve, kaluam në krahun tjetër, në ekstremin tjetër, atë të demilitarizimit. Kemi pasur mbështetje për demilitarizimin e stokut të trashëguar. Ministria e Mbrojtjes ka sot në trashëgimi edhe tre ndërmarrje shtetërore që është ish-ndërmarrja ushtarake e Shqipërisë.
Ne dje kemi miratuar projektligjin për pagesat e punonjësve dhe ish punonjës të kombinatit mekanik të Poliçanit. Pse ligj i posaçëm? Sepse këto ndërmarrje janë shtetërore, shtetit nuk lejohet pa një ligj të posaçëm të marrë përsipër detyrimet e tyre. Unë e them me kënaqësi këtë vendim, nuk dua të inkurajoj këtë zgjidhje për ndërmarrje shtetërore. Duke u nisur nga sensibileteti që ka ky sektor, edhe nga problematike e mbartur nga efektet sociale në e kemi qasur në mënyrë të posaçëm marrjen përsipër të këtyre detyrimet. Ne përsipër marrim vetëm detyrimin e pagave dhe sigurimeve shoqërore të prapambetura. /abcnews.al