Analisti Mentor Nazarko thotë se Greqia nuk ka mbajtur një qëndrim të përcaktuar ndaj Kosovës, teksa disa eurodeputetë grekë votuan kundër raportit të Dora Bakoyaniss, për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se në raportin e Bakoyaniss, Kosova konsiderohet territor, por jo shtet i pavarur.
Sipas tij, Greqia nuk ka bërë ndonjë gjest afrimi me Kosovën dhe me siguri, kërkon diçka në këmbim për njohjen e pavarësisë.
“Ky është një flirtim, që nuk i ka prodhuar shumë çka Kosovës. Unë mendoj që qëndrimi grek ndaj Kosovës, nuk është i përcaktuar. Ndikon paksa, por është i lidhur me atë që Greqia, ka qenë e fyer me afrimin serbo-turk. Duke parë që Serbia është afruar shumë me Turqinë, Greqia edhe për shkak të krizës ekonomike greke, ku kompanitë e vogla dhe të mesme greke duan tregje të vogla ballkanike. Greqia ka vendosur të bëjë shenja afrimi me Kosovën. Ka rritur nivelin e përfaqësimit, nga një zyrë konakti, në një zyrë juridike. Së dyti, e ka mbështetur për anëtarësimin, por duhet saktësuar, në raportin e Bakojanis, Kosova nuk referohet si shtet. Është paksa më e komplikuar. Teksa iu drejtua eurodeputetëve, ajo tha; ju e dini që unë nuk i jam referuar shtetësisë së Kosovës.
Kosova konsiderohet territor, por jo shtet i mirëfilltë. Greqia, nuk ka bërë ndonjë gjest aq të fuqishëm afrimi sa mendohet. Kosova është investuar, Kurti shkon vetë shpesh edhe me pushime në Greqi, edhe në forume. Kjo nuk është përkthyer nga mbështetje nga Greqia, nuk e hedh hapin e njohjes, me siguri do diçka në këmbim”, theksoi ai./abcnews.al