Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar pas sulmeve të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, delegacioni i BE shprehet se deklarata të tilla nuk kanë vend në demokraci dhe janë të papranueshme.
Ndër të tjera, BE shton se mbështet drejtësinë, në angazhimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të deklaratave të fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK. Bashkimi Evropian qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar dhe krimit të organizuar”, thuhet në njoftim./abcnews.al
Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të deklaratave të fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK.
1/2— EU in Albania (@EUinAlbania) April 17, 2024