Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka mbërritur në Izrael. Ai pritet të takohet me Benjamin Netanyahun.
Kjo pason një telefonatë mes kryeministrit izraelit dhe kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dje.
“Më herët sot fola me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe i përsërita mbështetjen tonë për sigurinë e Izraelit pas sulmit të pamatur të Iranit në fundjavë. Përshkallëzimi i mëtejshëm i rëndësishëm vetëm sa do të thellojë paqëndrueshmërinë në rajon.
Ky është një momenti që duhet të jemi të qetë”, tha Sunak.
/abcnews.al