Kryeministri i Irakut: Nuk ka raportime për dronë të lëshuar nga territori iraken gjatë sulmit të Iranit

schedule23:19 - 16 Prill, 2024

schedule 23:19 - 16 Prill, 2024

Kryeministri i Irakut, Mohammed Shia al-Sudani, thotë se nuk ka marrë asnjë raport apo indikacion se raketat ose dronët janë lëshuar nga Iraku gjatë sulmit të Iranit ndaj Izraelit.

“Pozicioni ynë është i qartë dhe ne nuk do të lejojmë që Iraku të hidhet në arenën e konfliktit”, u shpreh al-Sudani në një deklaratë.

Hapësira ajrore irakiane ishte një rrugë kryesore për sulmin e Iranit në mbrëmjen e së shtunës ndaj Izraelit dhe zyrtarët irakianë thonë se Irani i informoi ata, si dhe vendet e tjera në rajon, përpara sulmit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!