Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zgjodhi Alfred Belerin, kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himarë që është dënuar me dy vite burg për korrupsion zgjedhor si kandidat brenda Partisë së tij “Demokracia e re” për zgjedhjet që do të mbahen për eurodeputetë të Parlamentit Europian në muajin qershor.
Politologu Alban Daci përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Tirana Live” në ABC News, u shpreh se ky kandidim nge dyshime se kjo çështje nuk lidhet me postin e kryetarit.
Ndër të tjetra Daci tha se Beleri po mbështetet për sakrificën që bëri, ndërsa shtoi se po vazhdon të përdoret nga Athina zyrtare.
“Dëshira për të kandiduar Belerin ngre dyshime që çështja Beleri nuk është çështje e së drejtave. Kjo do të thotë që çështja është mes Greqisë dhe Shqipërisë. Një kandidim tillë do të këtë një jehonë jo të mirë në BE dhe në raport me Shqipërinë. Lind pyetja; Beleri ka dëshiruar të përfaqësojë interesat e popullit të Himarës apo të Athinës? Mendoj që kjo gjuhë e përdorur nga Athina, nuk është se i bën nder Greqisë. Duke kandiduar Beleri, mendojnë se do marrin më shumë vota. Po konfirmohet që Beleri është i tyre dhe po përdoret për të marrë më shumë vota. Fredi Beleri mbështetet për atë që ka sakrifikuar dhe vazhdon të përdoret.”, theksoi Daci. /abcnews.al