“FREE ALVIN” në ABC-ja e mëngjesit me Enkel Demin

schedule09:19 - 5 Nëntor, 2019

schedule 09:19 - 5 Nëntor, 2019

Sot në emisionin  ABC-ja e mëngjesit gazetari Enkel Demi bëri me dije se, falë punës së gazetarëve është ndërkombëtarizuar rasti i Alvin Berisha. Kolegu Taulant Kopliku i cili punon në redaksinë e emisionit “Le Iene”, dhe është një nga njerëzit që po punon shumë fort, për kthimin e vogëlushit te babai i tij.

Për këtë ka sensibilizuar jo vetëm autoritetet shqiptare por edhe ato italiane madje po ndërhyet që Alvinit ti jepet pasaporta italiane dhe ai të kthehet atje.

Po çfarë ka ndodhur?

Një mbishkrim i ndritshëm nga dritat, në fasadën e “Palazzo Pirellone” në zemër të Milanos në Itali, është shfaqur si formë solidarizimi me Alvin Berisha, vogëlushin që prej vitesh ndodhet i izoluar në kampin Al Hol në Siri.

Dritat janë ndezur në njërën prej kullave më të larta të zonës, ku është shkruar mesazhi “Free Alvin”, që në shqip përkthehet “Lirojeni Alvinin”. Shkrimi do të qëndrojë për dy ditë rresht, në fasadën e ‘Palazzo Pirelli’.

Propozimi për këtë gjest, u parashtrua nga drejtuesi i Forza Italia, Gianluca Comazzi dhe gjeti konsensusin dhe miratimin unanimisht të Byrosë së Këshillit Rajonal të Lombardisë, kryesuar nga Alessandro Fermi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!