Milan barazoi 3-3 ndaj Sassuolo në transfertë, dhe pas përfundimit të sfidës, Stefano Pioli, trajneri i Milan foli për 90 minutat.
“Duhet të ishte shmangur pakujdesia në të cilën pësuam gola, por nuk është e vërtetë që nuk ishim të guximshëm me topin. Ne shënuam tre gola. Krijimi i situatave të rrezikshme, ndoshta është ndeshja në të cilën ne krijuam më së shumti, ne mund të kishim shënuar 5 ose 6 gola. Kemi shpirtin e skuadrës, por ne duhet të rrisim nivelin e lojës.
Ndeshja e radhës vendimtare për të ardhmen? Për mua asgjë nuk ndryshon, ndeshja e radhës është gjithmonë më e rëndësishmja. E ardhmja ime do të vendoset në fund të kampionatit, ashtu siç ka qenë gjithmonë që kur jam bashkuar me Milanin”, është shprehur ndër të tjera Pioli./h.ll/abcnews.al