Newcastle ka arritur të fitojë bindshëm ndaj Tottenham me shifrat 4-0.
Që në pjesën e parë, vendasit ishin të vendosur për të triumfuar. 45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan me rezultatin 2-0, ku Isak shënoi të parin në minutën e 30-të, ndërsa Gordon të dytin në minutën e 32-të.
Gjatë intervalit të dytë kohor, nuk pati ndonjë reagim nga Tottenham. Bardhezinjtë gjetën golin e tretë me Isak në minutën e 51-të dhe të katërtin në minutën e 87-të me anë të Schar.
Me këtë rezultat, Newcastle renditet në vendin e gjashtë me 50 pikë, ndërsa Tottenham në vendin e pestë me 60 pikë./h.ll/abcnews.al