SHBA: Projektligj i diskutueshëm për spiunazhin

schedule15:03 - 13 Prill, 2024

schedule 15:03 - 13 Prill, 2024

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së votoi për rinovimin e një programi të diskutueshëm për mbikqyrjen dhe përgjimin e shtetasve të huaj nga shërbimet sekrete amerikane.

Projektligji rikthen në fuqi seksionin 702 të Ligjit për Përgjimin Sekret në Vende të Tjera (FISA), i cili përfundon më 19 prill.

Projektligji për zgajtjen e seksionit 702 u miratua me 273 vota pro dhe 147 kundër në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët dhe tani do të shkojë në Senat ku miratimi i tij nuk është i pasigurt.

Seksioni 702 i FISA-s u krijua në vazhdën e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe i lejon qeverisë amerikane të përgjojë pa urdhër komunikimin elektronik të shtetasve të huaj edhe pse ata jetojnë jashtë territorit SHBA-së.

Çfarë është FISA?

Ligji për Përgjimin Sekret në Vendeve të Tjera (FISA) i lejon qeverisë amerikane të mbledhë informacione sekrete që përfshijnë shërbimet sekrete të vendeve të tjera si dhe komunikimin me “agjentë të fuqive të huaja”. Përgjimi kryhet praktikisht në shkallë të gjerë, pra në komunikimin përmes internetit, përmes telefonave celularë, apo përmes rrjeteve sociale.

Për shkak të FISA të gjithë ofruesit e shërbimeve të tilla duhet t’i vënë të gjitha të dhënat e klientëve në dispozicion të qeverisë së SHBA. Zyrtarisht flitet “vetëm” për të huajt, por ndonjëherë autoritetet e SHBA-së kanë përgjuar edhe shtetas amerikanë që janë në kontakt me shtetas të huaj që janë në mbikqyrje.

Në fakt për një masë të tillë përgjimi duhet të ekzistojnë dyshime të forta dhe të mjaftueshme. Por ky përkufizim interpretohet sa më gjerësisht që të jetë e mundur.

Të dhëna edhe për qytetarët amerikanë

Kohët e fundit u zbulua se FBI e përdori fuqinë që i jep ky ligj për të mbledhur informacione rreth protestuesve të Black Lives Matter, rreth donatorëve të fushatave për Kongresin dhe parlamebnarët amerikanë.

FISA është kritikuar si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët, të cilët argumentojnë se ajo shkel të drejtën kushtetuese të amerikanëve për privatësi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!