Dy persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për një vjedhje në një biznes në Librazhd.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e së premtes, ku këta persona, 22 dhe 40 vjeç, kanë vjedhur 110 000 lekë në biznesin e një 58 vjeçari dhe më pas janë larguar me një automjet tip “Seat” të marrë me qira.
Ka qenë pronari i biznesit që ka njoftuar policinë, e cila më pas është vënë në lëvizje për të identifikuar dhe kapur autorët.
Në kërkim është shpallur edhe një 26 vjeçar nga Lezha pasi dyshohet i përfshirë në vjedhjen e parave.
Gjithashtu u zbulua se 22 vjeçari ka kryer edhe një vjedhje tjetër në një dyqan në fshatin Dragostunjë./abcnews.al