Detaje të reja kanë në dritë nga sulmi në një qendër tregtare në Sindej. Pesë persona u qëlluan për vdekje me thikë, ndërsa policia ka vrarë agresorin. Incidenti ndodhi brenda Westfield Bondi Junction, sipas një deklarate nga policia.
Oficerët thanë se ata u thirrën në vendin e ngjarjes pas raportimeve për disa njerëz të goditur me thikë dhe u kanë kërkuar njerëzve që të shmangin zonën. Mes të plagosurve dyshohet se është edhe një foshnje.
Dëshmitarët thonë se një burrë po ndiqte dhe godiste me thikë njerëz përpara se qendra Westfield në periferinë lindore të Sidneit të evakuohej dhe mbyllej. Ata treguan se gjithçka ndodhur papritur dhe se të gjithë njerëzit vrapuan të strehoshin nëpër dyqane teksa mbylleshin qepenat për t’i shpëtuar agresorit.
“Ishte e frikshme, ishte pikëlluese… Ne ishim duke u strukur në një dyqan me qindra njerëz të tjerë.”
Jason, një blerës i evakuuar nga qendra, tha për 9 News se e pa sulmuesin me një “thikë të madhe”.
“Të gjithë filluan të vrapojnë drejt fundit të ndërtesës,” tha ai.
Policia nuk konfirmoi nëse incidenti ishte i lidhur me terrorizëm.
“Hetimet në lidhje me ngjarjen po vazhdojnë dhe nuk ka detaje të tjera”, thuhet në deklaratë.
/abcnews.al