Është ndarë nga jeta stilisti i njohur italian, Roberto Cavalli. Stilisti i njohur në mbarë botën, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.
Prej kohësh ai ishte i sëmurë dhe gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm.
I lindur më 15 nëntor 1940, në Firence, qendra kryesore e përpunimit të lëkurës në Itali, Cavalli ishte i njohur për përdorimin e tij të lëkurës së stampuar dhe xhinseve elastike. Guruja e modës themeloi kompaninë që mban emrin e tij në 1975, duke u bërë shpejt i njohur për modelet e saj me printe kafshësh.
Krijimet e saj janë të dashura nga yjet e pasur, përfshirë Kim Kardashian, Lady Gaga dhe Beyonce.
/abcnews.al/