Kryeministri Edi Rama në konferencë e përbashkët të zhvilluar me presidentin francez, Emmanuel Macron theksoi se të kesh më shumë Francë në Shqipëri do të thotë të kesh më shumë burime.
Rama gjithashtu u ndal edhe tek situata në Ballkanin Perëndimor, duke vlerësuar kontributin e presidentin Macron, ndërsa shtoi se ky i fundit është i vendosur të mbështesë integrimin e Shqipërisë.
Kryeministri Rama foli edhe për cilësitë të shqiptarëve duke iu drejtuar presidentit Macron: “Ne kemi një aftësi besnikërie që është unike. Nëse do të keni nevojë një ditë kur jeni në vështirësi, thërrisni një shqiptar dhe ai do t’ju ndihmojë shumë”.
Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:
“Përtej vizitës tuaj në Shqipëri, ka pasur një vijim, pasi janë gjëra që po ndodhin, ka projekte. Tani kemi një horizont të ri të punës së përbashkët, ku ka nisur investime për njohjen dhe investimin francez për parqet fotovoltaike të rajonit. Është shkolla 42, që po hap dyert al mbështetjes tënde dhe falë personalitetit vërtet të jashtëzakonshëm të zotërisë. Dua të bëjmë më shumë, sot ishim me Medefin, duke ka shumë interes dhe do ti presim me krahë hapur për çdo gjë që vjen nga Franca. Kur Franca mbërrin nuk është çështje parash, është çështje njohjeje kulture. Të kesh më shumë Francë do të thotë të kesh më shumë burime”, tha Rama: “duke shtuar: “Sot janë shumë tepër, ka njerëz të shumtë që janë në Shqipëri për të investuar. Dua të të falënderoj, së pari për vendosmërinë për të cilën e ke nxitur këtë valë të re të afrimit ndërmjet vendeve të Ballkanit dhe BE. Duke vënë në tryezë për ta shoqëruar këtë proces integrimi me një proces përafrimi. Ne jemi dëshmitarë të rezultateve për Shqipërinë. Plani i rritjes që u miratua nga Parlamenti Europian shkon në këtë drejtim. Një Europë e fortë, e bashkuar që nuk mbetet peng e metodave të vjetra tradicionale. Sot jemi në një situatë krejt të ndryshme”.
/abcnews.al/