Rriten transfertat në euro/ Banka e Shqipërisë: Në janar-shkurt, 44 mijë transaksione

schedule14:23 - 12 Prill, 2024

schedule 14:23 - 12 Prill, 2024

Pagesat e kryera në euro në ekonominë shqiptare kanë vijuar të kenë shtim në dy muajt e parë të këtij viti.Sipas Bankës së Shqipërisë rezulton se gjatë periudhës janar-shkurt në total janë realizuar 44 mijë trasaksione. Nëse bëjmë një krahasim të shifrave midis muajve rezulton se në shkurt pagesat në euro kanë pasutur një rritje dhe janë shënuar 823 më shumë se në muajin janar.Edhe në vlerë trasaksionet në euro janë rritur me gati 25 milionë euro më tepër gjatë muajit shkurt.

Të dhënat tregojnë se në total trasaksionet në vlerë në periudhën janar-shkurt janë 723 milionë euro. Këto të dhëna konfirmojnë edhe faktin e sasisë së lartë të eurove që qarkulluan në ekonominë shqiptare gjatë vitit të kaluar duke bërë që euro të prekë nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë. Rritja e numrit të trasaksioneve në euro është një tregues pozitiv në formalizimin e ekonomisë.

Banka e Shqipërisë raporton se për periudhën janar-dhjetor të vitit 2023, janë kryer përmes këtij sistemi mbi pagesa, që kapin një vlerë prej 4.1 miliardë eurosh. Shifrat janë në rritje të dukshme krahasuar me vitin e shkuar, kur numri total i transaksioneve arriti në 156 mijë.

Prej dy vitesh tashmë në sistemin bankar është funksional programi AIPS që bën të mundur realizimin e transfertave kombëtare në Euro mes bankave pa tarifa shtesë nga bankat meme.

Ndërkohë më herët, transfertat kombëtare në Euro bëheshin vetëm nëpërmjet përdorimit të llogarive që bankat shqiptare kanë në bankat mëmë, duke pasur kosto shtesë që varionin nga 200-300 euro për çdo transaksion./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!