Klopp: Genk meriton respekt, po mendojmë edhe për Cityn!

schedule16:41 - 4 Nëntor, 2019

schedule 16:41 - 4 Nëntor, 2019

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, foli para ndeshjes së nesërme kundër Genk, e vlefshme për Champions League (raundi 4). Në fjalën e tij, strategu gjerman preku shumë tema, nga dëmtimet, e deri te sfida me Manchester City në fundjavë, e vlefshme për kampionat.

DËMTIMET – “Askush nga lojtarët nuk është ankuar. Dje në stërvitje, të gjithë e dinin se çfarë detyrash kanë dhe se sa do të luajnë. Kjo është një periudhë ku ka shumë ndeshje dhe askush nuk do të luajë nëse nuk është në 100%. Dëmtime? Asgjë të re, të gjithë besoj se do të jenë të gatshëm”.

ROTACION – “Bëmë një ndeshje të lodhshme kundër Aston Villa, do të ketë rotacion. Po mendojmë dhe për sfidën e së dielës ndaj Manchester City. Edhe ju po e mendoni, apo jo? (qesh). Kemi një grup lojtarësh shumë të madh dhe të gjithë do të përdoren në këtë fazë kampionati”.

GENK – “Në një sfidë si kjo kundër Genk, duhet të luajmë me formacionin më të mirë të mundshëm. Kanë fituar ndaj Madridit në transfertë, prandaj nuk do të jetë aspak e lehtë. I mundëm në fushën e tyre, por të jemi të sinqertë: Nuk bëmë një ndeshje të mirë”.

ANKESAT – “Çfarë ankesash? Asnjë lojtar nuk ka problem. Bëmë ndryshime ndaj Arsenalit, pastaj ndaj Aston Villa, do të kemi ndryshime nesër. Asnjë lojtar nuk është ankuar. Do të luajmë nesër, më pas do të mendojmë për Cityn”, përfundoi Klopp./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!