Irani: Izraeli duhet të ndëshkohet për sulmin ndaj konsullatës tonë në Damask

schedule12:12 - 12 Prill, 2024

schedule 12:12 - 12 Prill, 2024

Irani thotë se ndëshkimi i Izraelit për sulmin ndaj ndërtesës konsullore në Damask është e domosdoshme. Këtë deklaratë e bëri ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian gjatë një bisede telefonike me homologen gjermane Annalena Baerbock.

“Kur regjimi izraelit shkel plotësisht imunitetin e individëve dhe zyrave diplomatike duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe Konventën e Vjenës, vetëmbrojtja është një domosdoshmëri,” tha Amirabdollahian, siç raporton Mehr, duke folur për bastisjen në kryeqytetin sirian ku 7 anëtarë të Gardës Revolucionare iraniane vdiqën.

“Nëse një sulm i ngjashëm raketor do të kishte ndodhur në një mision diplomatik në zonën e luftës në Ukrainë, a do të kishte qenë i njëjtë reagimi i Shteteve të Bashkuara dhe Evropës?” i tha ai ministres gjermane duke shtuar se Irani pret që Gjermania të dënojë sulmin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!