Kron Kallanxhi është vogëlushi që është bërë viral në rrjet. Ai është bërë shumë i dashur për ndjekësit, përmes videove të bukura me batuta të këndshme.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Kroni bashkë me nënën e tij, Eniona i kanë bërë të gjithë të qeshin. Madje, e kanë krahasuar dhe me një aktor të filmave të njohur shqiptar.
Nëna e vogëlushit ka zbuluar se Kroni fjalën e parë e ka thënë 7 muajsh, ndërsa fjalinë e parë 2 vjeç e gjysmë.
“Në çerdhe e kemi çuar 7 muajsh, ndërsa në kopsht 2 vjeç e gjysmë. Kam shoqe dhe shokë në kopsht.
Fjalën e parë e ka thënë 7 muajsh, ‘babi’, ndërsa fjalinë e parë 11 muajsh. Ne na thërret në emra, asnjëherë mami dhe babi. Na thotë Jona dhe Andi”, tha mami.
“Unë jetoj në Kuçovë, jam tre vjeç. Shkoj në kopsht, kam shokë”, tha Kroni./abcnews.al