Nuk i deklaroi 25 mijë eurot në Kakavijë, procedohet penalisht 60-vjeçari

schedule14:17 - 11 Prill, 2024

schedule 14:17 - 11 Prill, 2024

Një 60-vjeçar është proceduar penalisht pasi nuk i deklaroi 25 mijë euro në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Në dalje të vendit, teksa u ushtrua kontroll, në çantën e tij u gjetën paratë, të cilat nuk i kishte deklaruar.

Shuma e parave, e padeklaruar nga ky shtetas konform ligjit në fuqi, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!