Pasi e përdori firmën e tij për të larguar Berishën nga PD-ja, me po të njëjtën, Gazment Bardhi e rikthen ish-kryeministrin në izolim, në Partinë Demokratike.
Me postin që ia njëh dhe vetë Kuvendi, Gazment Bardhi ka dorëzuar shkresën në Parlament, për të rikthyer në grupin parlamentar të PD-së Berishën e të tjerët që ai së bashku me Bashën, kanë firmosur për t’i përjashtuar në janarin e 2022.
Vendimi për rikthimin e të përjashuarve është marrë në mbledhjen e grupit të 3 prillit.
Në hakun kohor të gati 3 viteve mes demokratëve kanë ndodhur shumë ngjarje, përplasje e pajtime.
Pas shpalljes non grata të Berishës nga SHBA-të në majin e 2021, vendimi i parë ishte i vetë Bashës për ta përjashuar atë nga grupi i deputevëe demokratë, në shtator të po atij viti.
Shpallja luftë nga Berisha ndaj tij dhe përplasja e 8 janarit, bëri që ai të përjashtohej edhe nga PD-ja. Por jo I vetëm, së bashku me një grup deputetësh e funksionarësh të tjerë të partisë.
Gazment Bardhi ishte më i afërti i Bashës dhe numri 2 i PD-së. Si i tillë vendimarrjet e PD-së së atëherëshme, janë firmosur dhe nga ai.
Por historia e grupeve ka ndryshuar. Pasi i shkoi poshtë ballkonit, e pranoi si kryetarin e tij dhe u rikthye në selinë që e sulmoi, Bardhi po firmos cdo vendim që e bashkon me ish-kryeministrin dhe të gjithë mbështetësit e tij./abcnews.al



