Një person humbi jetën si pasojë e stuhisë në shtetin amerikan të Mississippi dhe 72 shtëpi u dëmtuan, ndërsa erërat e forta dëmtuan ndërtesat në qytetin Slidell në shtetin amerikan të Luizianës.
Ndërsa në New Orleans u bllokua trafiku si pasojë e rrugëve të përmbytura dhe rreshjeve të dendura të shiut. Stuhia shkaktoi dëme nga Teksasi në Florida dhe erërat e forta shkaktuan gjithashtu ndërprerje të energjisë.
Shirley Wilson, 64 vjeç, kishte disa probleme shëndetësore që kërkonin që ajo të kishte oksigjen në çdo kohë, dhe kur shtëpia e saj në Misisipi pati problem me energjinë, makina e saj e oksigjenit u fik, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
/abcnews.al