Shkoi me kamion në Angli, sot pukjani ka 13 biznese: Kam fjetur jashtë për dy javë, nuk dija gjuhën

schedule08:47 - 11 Prill, 2024

schedule 08:47 - 11 Prill, 2024

Sipërmarrësi Agron Xhauri është sipërmarrësi shqiptar që ka 13 prona në Angli, 11 lokale dhe dy supermarkete. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se në fillim ka ikur me kamion, nuk dinte gjuhën dhe e vetmja fjalë që dinte ishte ‘job’(punë).

Agroni ka zbuluar se ka punuar lavapjatës për një shumë parash të vogël derisa kaloi nëpër sfida të ndryshme, dhe në hapjen e lokalit të tij të parë të punës.

“Kam shkuar me kamion, ka qenë një vështirësi e madhe në 98. Kam fjetur dy javë jashtë se në atë kohë nuk kishte shqiptarë. Mbaj mend një herë një i huaj më nxorri jashtë në 1 të natës, më tha nuk na lejon pronari.

Mbaj mend për tre vjet sillja valixhet e shqiptarëve me furgona, se ishte koha që shqiptarët po i kthenin. Bëra nja 3 vjet pastaj e lash se ishte shumë e lodhshme.

Ne në atë kohë iknim nëpër lokale dhe kërkonim punë. Unë dija vetëm fjalën ‘job’, punoja 12 orë për 12 paund, laja pjatat.

Tani kam lokal italian tipik për anglezët, kam lokal shqiptar me ushqime shqiptare. Kam dhe një lokal që nuk ka më shumë se dy vjet që është hapur dhe aty gatuaj tavë dheu, është shumë për të huajt.

Unë kam dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Nga vajza jam dhe gjysh, jam bërë me nip”, u shpreh Agroni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!