Komisionet hetimore parlamentare/ Çupi: Nuk do prodhojnë asgjë pasi opozita po sillet si gjykatë

schedule17:58 - 10 Prill, 2024

schedule 17:58 - 10 Prill, 2024

TIRANË– Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “News Line” tha se komisionet parlamentare për Sterilizimin dhe për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS me shumë gjasë nuk do prodhojnë gjë pasi opozita me qëndrimin dhe sjelljet e saj po tejkalon kuadrin ligjor.

Sipas tij, opozita po luan një lojë ekstrapolitike duke bërë rolin e gjykatës dhe do hap i saj është përtej hapësirës ligjore.

“Opozita kur është pa kazus. Ajo që bën përshtypje është foshnjëria e demokracisë në raport me opozitën dhe në raport me opozitën dhe mazhorancën pasi tjetri që është përballë konsiderohet armik. Ajo që vëmë re, është se opozita po tenton të dalë jashtë politikës. Ajo luan lojë ekstrapolitike, pa kuorum, pa ligj, pa rregull dhe pa status dhe në këtë mënyrë kam përshtypjen se dy komisionet nuk do prodhojnë gjë, sepse konsiderohen si gjykatë, çfarëdo që del nga roli i tyre dhe nuk janë në hullirin e tyre”, tha ai./ n.m.abcnews.al