Ditën e sotme në emisionin ABC-ja e mëngjesit nën drejtimin e gazetarit Enkel Demi ka zënë vend edhe historia e një 19 vjecari, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë. Në një lidhje direkte me Enkel Demin, gazetari i ABC News Maks Rama raportoi se një grup studentësh dhe profesorët e tij duan të ndihmojnë shokun e tyre.
Eliani Qama vetëm 19 vjeç , vuan nga një sëmundje e rëndë dhe rrallë që quhet “chordome cervikal” (tumor i rrallë dhe shumë agresiv). Ky lloj tumori rrezikon ti marrë jetën Elianit duke i bllokuar frymëmarrjen.
Që Eliani të ketë një shans për jetën i duhet ti nënshtrohet një operacioni i cili kushton rreth 300 mijë euro, shumë e cila nuk përballohet dot prej tij. Shokët e Eljanit ditën e sotme kanë filluar një fushatë për mbledhjen e këtyre fondeve dhe bëjnë apel të gjithë shqiptarëve për shpëtimin e jetës së Eljanit.
Momentalisht Eljani ndodhet në Belgjikë por e ka të pamundur të ndiqet në spitalet atje pasi shifrat janë të konsiderueshme./abcnews.al