Zgjedhjet e parakohshme dhe atentati i prokurorit, flet Meta

schedule12:19 - 4 Nëntor, 2019

schedule 12:19 - 4 Nëntor, 2019

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka marrë pjesë sot në ekspozitën e artistit Avni Delvina tek Teatri Kombëtar. I pyetur nga gazetarët, për çështjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe situatën në bashkinë e Vorës, Meta u tregua mjaft i rezervuar, duke mos dhënë një pëgjigje konkrete.

Meta tha se në këtë ditë është vendosur ti delegohet vetëm ekspozitës.

“Kjo është një mesazh, në interes të të gjithë qytetarëve. Miqtë e vërtetë që nuk bëjnë kompromis edhe me vlera e artit janë ai zëri që e con popullin drejt një të ardhmeje të sigurtë”, tha Meta për veprën e Delvinës.

Po ashtu Presidenti refuzoi ti përgjigjej edhe pyetjes për prokurorin Ndoj.

“Nuk kam asnjë koment për asnjë çështje përveç ekspozitës”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!