Irani do të ndërmarrë veprime ligjore në gjykatat ndërkombëtare kundër Izraelit lidhur me sulmin e javës së kaluar ndaj seksionit konsullor të ambasadës iraniane në Damask, i cili vrau shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Drejtësisë, Masoud Setayeshi, duke thënë se “vrasja e komandantëve dhe këshilltarëve ushtarakë iranianë nga regjimi sionist në një mision diplomatik është në përputhje me natyrën brutale të këtij regjimi”.
Teherani është zotuar të hakmerret për sulmin. Një këshilltar i lartë i liderit suprem të Iranit, Yahya Rahim Safavi, tha të dielën se asnjë nga ambasadat e Izraelit nuk janë më të sigurta dhe se Teherani e sheh konfrontimin me Izraelin si një “të drejtë legjitime dhe ligjore”./abcnews.al

