Shërbimi inteligjent i ushtrisë së Ukrainës (GUR) goditi një fabrikë të riparimit të avionëve të forcave ajrore ruse të vendosura në rajonin e Voronezh, tha një burim i inteligjencës.
Ministria ruse e Mbrojtjes kishte njoftuar më herët se në këtë rajon u rrëzuan dy drone.
Burimi shpjegoi se objektivi i sulmit ishte një fabrikë riparimi avionësh të Forcave Ajrore Ruse në qytetin Borisoglebsk, pa dhënë detaje mbi shkallën e dëmit që ka pësuar.
Kohët e fundit Kievi ka shtuar sulmet e tij më thellë në territorin rus, duke synuar infrastrukturën ushtarake dhe energjetike. Zakonisht përdor lloje të ndryshme të dronëve me rreze të gjatë, të cilat i prodhon në vend./abcnews.al