Në javën e parë të prillit është përmirësuar ndjeshëm situata hidrike në Liqenin e Fierzës dhe si rezultat edhe prodhimi i energjisë elektrike. Kuota ka kaluar ne 292 metra mbi nivelin e detit nga 296 metra që është kuota maksimale. Krahasuar me fundin e marsit niveli në liqen është rritur me 5 metra, duke rritur ndjeshëm rezervën ujore dhe energjetike në vendin tonë. Fierza në fund mars ishte në kuotën e mbi 287 metra.Sipas, KESH aktualisht në këtë liqen prurjet llogariten 150 m3/s ndërkohë që 10 ditë më për ato ishin në 220 m3/s.
Hidrocentrali i Fierzës po punon me kapacitet të reduktuar me një turbinë e kjo për të siguruar rezervë te mjaftueshme ujore në basenin me të madh ujëmbledhës në vend. Konsumi i energjisë elektrike në vend po mbulohet nga prodhimi i hidrocentraleve të tjera.
Korporata Elektorenergjetike Shqiptare ka siguruar rreth 740 mijë euro nga proçedurat e optimizimit, që përfshijnë shitje dhe blerje të energjisë elektrike. Kjo, permes disa procedurave të realizuara për periudhën kohore 30 mars deri në 12 prill. Energjia është shitur me një çmim te favorshëm që varion nga 37 euro për megavator deri në 72.2 euro për megavator./abcnews.al