Shembja e urës Morandi në Itali/ Autoritetet kërkojnë falje pas 6 vitesh: Ndjesë familjeve të viktimave

schedule17:51 - 8 Prill, 2024

schedule 17:51 - 8 Prill, 2024

ITALI- “Shpreh dhimbjen time personale dhe të gjithë kompanisë për atë që ndodhi dhe sigurisht që nuk ka asnjë justifikim, faljet janë të miat por edhe të të gjithë stafit, duke ditur mirë përgjegjësitë që ka një kompani që menaxhon një të mirë publike”

Kështu u shpreh Roberto Tomasi, drejtori ekzekutiv i Autostradave në Itali. Ai u kërkoi falje familjeve të 43 viktimave, të cilët humbën jetën si pasojë e shembjes së urës Morandi.

Ngjarja tragjike ndodhi në Genoa më 14 gusht 2018. Kompania, shtoi Tomasi ka ndryshuar thellësisht dhe po investon në siguri.

“Unë e kuptoj që ndonjëherë mbylljet përjetohen vetëm si “trafik”, por në realitet çdo herë që mbyllim e bëjmë këtë për të garantuar sigurinë e përdoruesve në atë që është sistemi më i ngarkuar i autostradave në Evropë, sepse mesatarisht kemi 65% më shumë trafik se i gjithë Evropë”.

“E kuptoj se është e vështirë me një dhimbje kaq të madhe”, vazhdon ai, por kërkoi besim nga qytetarët dhe familjarët e viktimave.

“Ajo që ne mund të demonstrojmë dhe do të garantojmë është se do të kryejmë të gjitha aktivitetet e nevojshme për të modernizuar infrastrukturën. Ne do ta bëjmë këtë me gjithë kritikat që do të marrim, sepse është thelbësore të investohet për sigurinë në të gjithë vendin”, tha ai.