Kremlini deklaroi se prania ushtarake e Shteteve të Bashkuara në Japoni ka qenë gjithmonë një pengesë në Moskë dhe Tokio për arritjen e një traktati paqeje.
Kryeministri japonez, Fumio Kishida do të mbajë një samit në Uashington këtë javë me Presidentin e SHBA Joe Biden, vizita e parë shtetërore nga një udhëheqës japonez në nëntë vjet, shkruan Reuters.
Takimi ka për qëllim të shfaqë lidhjet e tyre të ngushta të sigurisë dhe ekonomike, me të dy udhëheqësit që pritet të diskutojnë bashkëpunimin në pajisjet e mbrojtjes dhe një përmirësim të mundshëm të strukturës së komandës ushtarake të SHBA në Japoni.
“Aleanca de facto e mbrojtjes është tashmë atje dhe ne dimë për potencialin ushtarak të Shteteve të Bashkuara që është i vendosur në Japoni – meqë ra fjala, afër kufijve tanë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
“Kjo ka qenë gjithmonë një pengesë në përpjekjen për të arritur një zgjidhje të problemit tonë kryesor, problemit të traktatit të paqes.”, shtoi ai.
Rusia, shteti kryesor pasardhës i Bashkimit Sovjetik, dhe Japonia nuk kanë nënshkruar kurrë një traktat paqeje që t’i japë fund zyrtarisht armiqësive të tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore./abcnews.al