Milan gëzon vendin e dytë në renditje, por po ashtu edhe Christian Pulisic, i cili u dëshmua se ishte nënshkrimi më i mirë i sezonit të kaluar në verë.
Amerikani kuqezi ka rilindur dhe tashmë ka kaluar të gjitha rekordet e tij personale, duke shënuar 13 gola në kampionat dhe kupat europiane. Një paraqitje e jashtëzakonshme, e pasuruar edhe nga gjashtë asistime ndaj shokëve të tij të skuadrës, duke konfirmuar një investim të suksesshëm nga “Djalli”.
Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, Milan synon të rinovojë kontratën e tij, pavarësisht se aktualja skadon më 30 qershor 2027. Synimi i drejtuesve të Milan është të zgjasin marrëdhënien e tyre deri në vitin 2028, duke ushtruar zgjatjen e kontratës automatike./h.ll/abcnews.al