Recital “Pranvera në Lis”/ Lezhë, pianisti 15-vjeçar dhuron emocione në tinguj

schedule15:35 - 7 Prill, 2024

schedule 15:35 - 7 Prill, 2024

Fundjava solli në Lezhë tingujt e pranverës përmes recitalit me piano nga pianisti 15 vjeçar Erlis Kuçana. Vepra muzikore nga kompozitorë të njohur janë sjellë për publikun nga i riu që i dhuroi shumë emocione publikut. Për pianistin Erlis Kuçana dhe flautisten Ester Shema ky recital ka qenë entuziasmues pasi arritën të depërtonin tek spektatorët.

Këta artistë në rritje që po krijohen në klasat e muzikës të shkollës Besëlidhja në Lezhë janë mjaft premtues për të ardhmen dhe garancia e vijimësisë për të patur vazhdimisht koncerte të një formati profesional.

Prej pak vitesh, recitalet dhe koncertet e ndryshme me muzikë klasike janë kthyer në traditë në Lezhë dhe po afirmon artistë të denjë për çdo skenë.

Koncerti recital “Pranvera në Lis”, mbajti të mbërthyer publikun gjatë gjithë mbrëmjes./abcnews.al