Trajneri i Luftëtarit, Giorgios Marantas, foli pas humbjes kundër Partizanit për Supersport. Në fjalën e tij, strategu i bluzinjve tha:
NDESHJA – “Mendoj se e filluam ndeshjen shumë mirë, humbëm një penallti, patëm dy raste shumë të mira për të shënuar gol. E vumë në vështirësi Partizanin dhe donim të ruanim të njëjtin ritëm në pjesën e dytë, por ishte shumë e vështirë. Kjo për meritë të Partizanit, pasi bënë dy gola falë aftësive individuale. Është hera e parë që ne pësojmë gol pa bërë gabim në mbrojtje. Nuk kam asnjë gjë kundër lojtarëve të mi, luajtën shumë mirë. Është ndër herët e para që luajmë të gjithë së bashku”.
FILI – “Nuk kam çfarë të them për Filin, i kam thënë të gjitha. Dua të flas vetëm për lojtarët që kam në ekip. Të gjithë e dimë që drejtuesit kanë marrë një vendim, për shkak të sjelljes së Filit me tifozeritë. Kush ka kontestime me tifozët, nuk duhet të jetë më në ekip. Këtë e ka vendosur klubi”.
FORMACIONI – “Është hera e parë që më bëni pyetje për taktikat dhe kjo gjë më pëlqen. Te goli i parë, u bë një driblim nga e majta. Sulmuesi ishte i avantazhuar dhe ka të bëjë me individët që ka Partizani. Ishte një gol i bukur. Edhe te goli i dytë, ishte aftësi e Partizani. Lojtari bëri një driblim të mirë brenda zonës dhe mori penallti. Mendoj se pjesën e parë luajtëm me 5 lojtarë mbrapa, ndërsa në pjesën e dytë e ndryshuam formacionin. Ne ishim përgatitur para ndeshjes që të përballeshim me Partizanin, me këtë formacion që rreshtuan në fushën e lojës. Luajtëm kundër një ekipi shumë të fortë si Partizani, që ka elementë shumë të mirë dhe që ndryshuan ndeshjen me disa aftësi individuale. Por siç e thashë, jam shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të mi”, përfundoi Marantas.
Ndërsa Rapo, në fjalën e tij tha: “E vendos arbitri (rikthimin e penalltisë), por atë gjë e vendos arbitri”./abcnews.al