Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Vreshtaj, në Elbasan.
Sipas policisë, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
“Rreth orës 09:00, në fshatin Vreshtaj, në rrugë, është gjetur trupi i pajetë dhe pa shenja dhune i shtetasit Y. D., 50 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/