3 janar vendimi përfundimatar për depuetët e Vetëvendosjes

schedule14:16 - 2 Janar, 2018

schedule 14:16 - 2 Janar, 2018

Gjykata e Prishtinës pritet të japë vendimin përfundimtar për deputetët e Vetëvendosjes në datë 3 janar. katër deputetët akuzohen për përdorim të armëve dhe pengim të personave zyrtarë në detyrë.

Të mërkurën e 3 janarit, Gjykata Themelore e Prishtinës do të japë vendimin  ndaj katër deputetëve të VV-së të cilët akuzohen për përdorim të armëve dhe pengim të personave zyrtarë në detyrë. Cështja ka të bëjë me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendine e Kosovës nga Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli. Katër deputetët po hetohen në gjendje të lirë pasi dhe Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi u liruan të premten e kaluar nga paraburgimi. Në seancën e të premtes Gjykata dëgjoi fjalët përfundimtare të Prokurorit, mbrojtësve dhe të akuzuarve.

Shpalljen e aktgjykimit, trupi gjykues i udhëhequr nga gjyqtari Beqir Kalludra vendosi ta bëjë pas 5 ditësh pra të mërkurën e 3 janarit 2018, në orën 13:00.

Aktakuza ndaj Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Donika Kadajt dhe Faton Topallit është ngritur më 16 dhjetor 2015./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!