Një djalë 13-vjeçar vrau një të pastrehë në Dortmund të Gjermanisë. Këtë e ka bërë të ditur policia gjermane, e cila ka saktësuar se janë ndaluar 4 djem të moshës 13 deri në 15 vjeç.
Në një video të xhiruar me celular shihet se si djali e ka goditur me thikë burrin mbrëmjen e së enjtes.
Nga autopsia rezultoi se viktima, një 31-vjeçar, ka mbetur i vrarë nga disa goditje. Është konstatuar se “goditjet janë shkaktuar nga një djalë nën moshën e përgjegjësisë penale”, thanë autoritetet.
Sipas raportimeve, mes të miturit dhe të pastrehut ka pasur një sherr që më pas ka degjeneruar me përdorimin e thikës./abcnews.al

