World Central Kitchen kritikon forcat izraelite për mosrespektimin e protokolleve

schedule14:51 - 5 Prill, 2024

schedule 14:51 - 5 Prill, 2024

World Central Kitchen (WCK) ka kritikuar ushtrinë izraelite për mosndjekjen e procedurave të saj gjatë sulmeve që vranë shtatë nga punonjësit e saj në Gaza të hënën.

“Vetë videoja e IDF-së nuk tregon ndonjë shkak për të qëlluar mbi karvanin tonë të personelit, i cili nuk kishte armë dhe nuk përbënte kërcënim,” tha ËCK në një deklaratë pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) publikuan raportin e tyre se si ndodhi sulmi.

IDF tha se besonte se kishte në shënjestër operativët e Hamasit kur ata sulmuan dhe vranë punonjësit e ndihmës në kolonën e WCK, sipas një hetimi të brendshëm që çoi në shkarkimin e dy oficerëve të lartë.

WCK pranoi se Izraeli kishte ndërmarrë “hapa të rëndësishëm” në shkarkimin e oficerëve. Organizata joqeveritare bëri gjithashtu thirrje për krijimin e një komisioni të pavarur për të hetuar më tej vrasjet.

/abcnews.al