Thethi do të jetë në vemendjen e Bashkisë Shkodër për zgjidhjen e problemit të mbetjeve.
Teksa inspektoi parkun kombëtar, Kryetari i bashkisë Benet Beci, takoi dhe bisedoi me pronarë të bujtinave duke kërkuar nga ata më shumë angazhim për mbajtjen pastër të zonës turistike.
Pronarët e bujtinave u treguan të gatshëm të paguajnë taksa edhe më të larta në këmbim të pastrimit të territorit.
Kërkuan po ashtu shtim të koshave të mbeturinave dhe pastrim më të shpeshtë të tyre.
Në këtë takim u vendos krijimi i një grupi pune mes banorëve, Njësisë Administrative dhe Bashkisë Shkodër për bashkërëndimin e masave që do të ndermerren për krijimin e një hapësirë të pastër në Theth./abcnews.al