Tragjedi për futbollin shqiptar teksa është ndarë nga jeta në moshën 21-vjeçare, Klajvert Çuni, me “fantazistin”, që ishte pjesë e Akademisë së Shënkollit, prej 12 ditësh ishte koma pasi ishte rrëzuar nga tarraca e një biznesi që ishte në pronësinë e familjes së tij në Torovicë të Lezhës.
Pavarësisht gjithë përpjekjeve maksimale të mjekëve, Çuni ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë duke mos i mbijetuar plagëve të marra në pjesën e kokës.
Lajmi u konfirmua edhe nga vetë akademia e klubit të Shënkollit, ku nëpërmjet një postimi prekës në rrjetet sociale, ku shpreh gjithë dhimbjen për ndarjen nga jeta të talentit të akademisë, Klajvert Çuni. /i.m /abcnews.al
Postimi i klubit të Shënkollit: