Analisti: Kosovës i është shtuar një tjetër kusht për anëtarësimin në KiE, dërgimi i draftit të asociacionit në Kushtetuese

schedule16:32 - 4 Prill, 2024

schedule 16:32 - 4 Prill, 2024

Analisti Melazim Koçi, gjatë intervistës për emisionin “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, theksoi se Kosovës i është shtuar edhe një kusht tjetër për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, dërgimin e draftit të asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas analistit, ky kusht iu është thënë Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe Glauk Konjufcës në një takim që mbajtën një ditë më parë me ambasadorët e QUINT-it në Prishtinë.

“Mbrëmë në Prishtinë është mbajtur një takim i tre liderëve, Konjufcës, Osmanit dhe Kurtit me ambasadorët e QUINT-it dhe iu është kërkuar që nëse Kosova do anëtarësim në KiE është shtuar një kusht shtesë, dërgimi i draftit të asociacionit në Gjykatën Kushtetuese. Nuk ka asnjë informatë, por ky është kushti i ri për Kosovën, përpos pjesës në 6 miliardëshin në BE. Të kundërtën druaj se kandidatura e Kosovës për anëtarësim nuk do të kalojë dhe gjatë qendrimit të Escobar në Prishtinë, ofroi mundësinë që Kosova të hartojë një asociacion tjetër nga ky i BE por nuk kishte reagim dhe duket se i vetmi variant është ky draft. Në të kundërtën Kosova humb shumë nga 6 miliardë por mbyllet edhe rruga në anëtarësimin e Këshillit të Evropës“, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!