Autoritetet turke kanë arrestuar 340 persona për pjesëmarrjen e tyre në protestat që u zhvilluan pas anulimit të zgjedhjes së kandidatit për kryebashkiak të partisë pro-kurde DEM në qytetin juglindor të Turqisë.
Arrestimet u bënë të ditura nga ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya në një postim në rrjetet sociale, duke sqaruar se operacionet policore u kryen njëkohësisht në 14 qytete në Turqinë juglindore, jugore dhe perëndimore.
Të mërkurën, Komisioni Suprem Zgjedhor e pranoi kundërshtimin e DEM-it dhe i dha emërimin për kryetar komune Van kandidatit të kësaj partie, Abdullah Zeidan.
Megjithatë, vendimi është i përkohshëm dhe do të rishikohet kur të përfundojnë procedurat gjyqësore nëse ai rifitoi të drejtat e tij civile pasi u dënua për akuzat për propagandë për një organizatë terroriste, konkretisht PKK.
Zeidan u zgjodh në zgjedhjet komunale të së dielës me një përqindje prej 55.51% kundrejt kandidatit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) Abdulahat Arvas, i cili mori 27.15% të votave.
Më parë, Komisioni i Lartë Zgjedhor kishte anuluar zgjedhjet e Zeidan dhe vendosi të shpallte kandidatin e AKP-së në pushtet si kryetar bashkie.
Vendimi kishte shkaktuar protesta dhe përplasje intensive mes protestuesve kurdë dhe policisë.
/abcnews.al