Finlanda zgjat mbylljen e kufirit me Rusinë për një kohë të pacaktuar

schedule15:22 - 4 Prill, 2024

schedule 15:22 - 4 Prill, 2024

Finlanda do të zgjasë për një kohë të pacaktuar mbylljen e kalimeve kufitare tokësore me Rusinë dhe do të shtojë disa porte në listën e pikave ku ndalohet udhëtimi nga fqinji i saj lindor, tha sot qeveria.

Finlanda mbylli kufirin e saj tokësor me Rusinë në fund të vitit të kaluar për shkak të rritjes së a emigrantëve nga vende si Siria dhe Somalia. Ajo akuzoi Moskën se po shtyn imigracionin drejt vendit nordik, një pretendim që Kremlini e kundërshton.

“Autoritetet finlandeze e shohin këtë si një situatë të gjatë. Ne nuk kemi parë asgjë këtë pranverë që do të na bënte të konkludojmë se situata ka ndryshuar në thelb,” citohet të ketë thënë ministrja e Brendshme Marie Radtanen.

Qeveria tha në shkurt se mbyllja e kufirit do të zgjaste deri më 14 prill.

Pavarësisht mbylljes së kufirit, disa azilkërkues vazhdojnë të mbërrijnë nga Rusia dhe qeveria beson se numrat mund të rriten ndjeshëm me ardhjen e pranverës dhe rritjen e temperaturave.

“Ka qindra dhe ndoshta mijëra njerëz pranë kufirit finlandez në anën ruse që mund të instrumentalizohen kundër Finlandës,” tha Radtanen.

Muajin e kaluar, qeveria finlandeze la të kuptohet për masa të përkohshme legjislative që do të lejonin autoritetet kufitare të ndalonin azilkërkuesit që duan të hyjnë në vend nga Rusia.

Qeveria ka thënë se ka vendosur të mbyllë tre porte për jahtet – në ishujt Baltik të Sandio dhe Haapasaari si dhe në Nuiyama në brigjet e një liqeni në territorin e dy vendeve – për të parandaluar përhapjen e migrimit “të instrumentuar”.

“Kjo do të ishte e rrezikshme për njerëzit që duan të hyjnë në Finlandë dhe do të rëndonte (operacionet) e kërkim-shpëtimit detar ,” tha ministria në një deklaratë.

Agjencia finlandeze e kufirit ka thënë se më shumë se 1,300 azilkërkues nga vende të tilla si Jemeni, Somalia dhe Siria kanë hyrë nga Rusia midis gushtit dhe dhjetorit të vitit të kaluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!